Pavarësisht nëse jeni fans apo kritik i administratës Trump, mund të instaloni aplikacionin e ri të titulluar “The White House”.
Aplikacioni është i disponueshëm tani për telefonat Android dhe iOS nga Google Play Store dhe App Store përkatësisht.
Ka shumë për të lexuar, parë dhe reaguar në aplikacionin e ri të Shtëpisë së Bardhë, pavarësisht nga pikëpamja juaj politike.
Njoftimi për shtyp e bën të qartë se nëse e instaloni aplikacionin në pajisjen tuaj, do të merrni lajmet më të fundit “të pafiltruara” dhe “direkt nga burimi”.
Do t’ju dërgohet një njoftim për lajmet e fundit sa herë që bëhet një njoftim i rëndësishëm nga Shtëpia e Bardhë, duke ju mundësuar të shikoni transmetime të drejtpërdrejta të informimeve, fjalimeve dhe “momenteve historike”.
Me aplikacionin The White House, mund të lini edhe reagimet tuaja. Nëse mendoni se presidenti ka bërë diçka me të cilën jeni plotësisht dakord, mund ta njoftoni.
Nga ana tjetër, nëse nuk jeni dakord me presidentin, mund t’i bëni të ditura ndjenjat tuaja nëpërmjet një platforme që është zhvilluar për të hapur një linjë të drejtpërdrejtë midis jush dhe administratës. /Telegrafi/