Presidenti amerikan, Donald Trump shkaktoi polemikë me komentet e tij për princin trashëgimtar të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.
Gjatë një tubimi publik, Trump tha se princi nuk kishte pritur të sillet me një mënyrë kaq të favorshme ndaj tij dhe theksoi se tani duhet të sillet më mirë.
“Nuk mendova se do të më puthte prapanicë. Vërtet nuk e prisja… dhe tani duhet të sillet mirë me mua… më mirë të sillet mirë me mua, duhet të sillet”, tha ai.
Komentet e tij, të cilat u përcollën me humor të drejtpërdrejtë, kanë ndezur reagime në rrjetet sociale, ku përdoruesit shprehen për stilin e rrallë konfrontues të presidentit me udhëheqësit e lartë të Gjirit Persik.
Arabia Saudite mbetet një aleat strategjik i Shteteve të Bashkuara, ndaj tensionet diplomatike mund të jenë të ndjeshme. /Telegrafi/