Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në një paraqitje në emisionin “Top Tema” në Telma, theksoi se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqëson një partneritet strategjik me rëndësi kyçe për shtetin.
Ai njoftoi se më 7 prill Republika e Maqedonisë do të mbajë një sesion të Dialogut Strategjik në Washington.
– Do të jemi vendi i parë në Evropë që, në kuadër të kësaj administrate, do të ketë një sesion të dialogut strategjik në Washington, theksoi ministri Mucunski.
Ministri informoi se delegacioni që do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të udhëhiqet prej tij si shef i delegacionit, ndërsa në të do të përfshihen edhe ministrat e punëve të brendshme, mbrojtjes, transformimit digjital dhe energjetikës.
Mucunski shprehu pritjen që Dialogu Strategjik do të hapë diskutime serioze në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik, si dhe se do të sjellë përfitime konkrete për qytetarët.