Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se fundjava në Kosovë do të jetë me mot të vranët dhe herë pas here me shi.
IHK njofton se të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri 3 gradë Celsius, ndërkaq temperaturat maksimale nga 5 deri në 7 gradë.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6/s.
Ndërkaq, për të dielën parashikohet mot i vranët dhe intervale me diell.
Vranësirat vende-vende parashihen te sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të jenë nga -1 deri 2 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale 6-9 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/