KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti mbledh kabinetin nga Franca, merret një vendim i madh për Ministrinë e Mbrojtjes

Kurti mbledh kabinetin nga Franca, merret një vendim i madh për Ministrinë e Mbrojtjes

Qeveria e Kosovës ka bërë me dije që sot ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar disa projektligje dhe vendime të rëndësishme, përfshirë një për t’i kryer disa obligime financiare të pa përmbushura ndaj Ministrisë së Mbrojtjes, për vitin 2025.

Kabineti që kryesohet nga Albin Kurti, i cili sot ka qëndruar në Paris, ku për dy orë ka zhvilluar një takim e drekë punë me presidentin francez, Emanuel Macron, miratoi, siç thuhet në një kumtesë për medie, Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Sektorit Financiar.

Po ashtu, u miratuan edhe projektligjet për ratifikimin e marrëveshjeve në kuadër të programit të kredisë së bazuar në politikat për sektorin e Energjisë dhe Klimës.

Në mbledhje u aprovua edhe Projektligji për Marrëveshjen e Kredisë për projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.

Ndër vendimet tjera, u aprovuan edhe ndryshimet në tabelën e ndarjeve buxhetore për vitin 2026, me qëllim të përmbushjes të sic u tha, obligimeve financiare të pa përmbushura nga viti paraprak për Ministrinë e Mbrojtjes.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.