Më herët gjatë kësaj jave, Antoine Griezmann ka finalizuar largimin e tij nga Atletico Madrid, pasi ka nënshkruar kontratë me klubin e MLS-së Orlando City, të cilit do t’i bashkohet në fund të sezonit evropian.
35-vjeçari kështu do t’i japë fund periudhës së tij të suksesshme me “Los Colchoneros”, ndërsa klubi ka nisur tashmë kërkimet për zëvendësuesin e tij.
Drejtori sportiv Mateu Alemany do të jetë përgjegjës për identifikimin e pasardhësit të Griezmannit, një detyrë që nuk pritet të jetë e lehtë.
Megjithatë, ai tashmë ka hartuar një listë me tre emra, dhe sipas Sport, në krye të saj qëndron lojtari i Paris Saint-Germain, Lee Kang-in.
Atletico kishte tentuar ta transferonte Lee që në janar, kur po kërkonte një zëvendësues për Giacomo Raspadori, i cili ishte në prag të kalimit te Atalanta. Në fund, ata u vendosën për Ademola Lookman, por nuk e kanë harruar reprezentuesin e Koresë së Jugut, i cili mund të ketë mundësi të rikthehet në La Liga gjatë verës.
Në radarët e Atleticos është edhe Mason Greenwood, me drejtuesit e klubit që janë impresionuar nga paraqitjet e tij te Marseille.
Ish-sulmuesii Getafe vlerësohet për finalizimin, shpejtësinë dhe përvojën në La Liga, cilësi që mund ta bëjnë atë një pikë më direkte reference në sulm në epokën pas Griezmannit.
Listën e plotëson Ferran Torres, për të cilin Alemany është një admirues i madh që nga koha kur e transferoi si drejtor sportiv i Barcelona në vitin 2022.
Klubi katalanas po bëhet gjithnjë e më i hapur për ta lejuar largimin e ish-sulmuesit të Manchester Cityt, pasi synon të mbajë në skuadër Robert Leëandoëski së bashku me një numër të ri nëntë, që mund të jetë Julian Alvarez i Atleticos./Telegrafi/