KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hoffenheim përgëzon yjet e Kosovës përmes një postimi

Hoffenheim përgëzon yjet e Kosovës përmes një postimi

Kosova ka shënuar një fitore të rëndësishme në udhëtim, duke mposhtur Sllovakinë me rezultat spektakolar 3-4, në një ndeshje të mbushur me emocione dhe ritëm të lartë.

Golat për Kosovën në këtë sfidë i realizuan Veldin Hoxha, Fisnik Asllani, Florent Muslija dhe Kreshnik Hajrizi.

Klubi gjerman Hoffenheim ka reaguar në rrjetet sociale pas fitores historike të Kombëtares së Kosovës, duke shprehur mbështetje dhe krenari për tre futbollistët e saj: Fisnik Asllani, Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu.

Në një postim në Facebook, Hoffenheim vlerësoi kontributin e lojtarëve pas arritjes së Kosovës në finalen e “playoff”-it, duke theksuar rolin vendimtar të Asllanit në këtë sukses.

Mesazhi i publikuar nga klubi ishte:

“Fisi e dërgon Kosovën në finalen e playoff-it. Urime Fis, Albi dhe Leon”.

Ky reagim i klubit gjerman tregon mbështetjen dhe vlerësimin për lojtarët e tyre, të cilët po japin kontribut të rëndësishëm në sukseset e fundit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.