Drejtoria e Inspektoratit në Fushë Kosovë ka njoftuar se në kuadër të aktiviteteve të rregullta në terren, ka realizuar inspektime në disa punishte në territorin e komunës.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit në dy prej tyre janë evidentuar shkelje që lidhen me mungesën e mirëmbajtjes si dhe mungesë të theksuar të kushteve të sigurisë në punë.
“Si rezultat i këtyre parregullsive, inspektorët kanë shqiptuar gjoba konform legjislacionit në fuqi dhe kanë urdhëruar ndërmarrjen e masave të menjëhershme për përmirësimin e kushteve të punës”, thuhet në njoftim.
Nga kjo drejtori është theksuar se mbeten të përkushtuar në garantimin e sigurisë në vendin e punës dhe respektimin e standardeve ligjore.
Po ashtu, është bërë apel ndaj të gjithë operatorëve ekonomikë që të zbatojnë rregullat përkatëse në mënyrë rigoroze, në mënyrë që të sigurohen kushte të sigurta për punëtorët. /Telegrafi/