KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bashkim Selimi u zgjodh kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publikë në Maqedoni

Bashkim Selimi u zgjodh kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publikë në Maqedoni

Bashkim Selimi u zgjodh unanimisht kryetar i Këshillit të Prokurorëve në Maqedoninë e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i sapozgjedhur i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Bashkim Selimi, tha sot se “mbrojtja e të gjithë prokurorëve publikë në Republikën e Maqedonisë” dhe transparenca do të jenë prioritetet e mandatit të tij.

Selimi u zgjodh kryetar i ri i Këshillit të Prokurorëve Publikë, pasi mori mbështetje unanime nga kolegët e tij, me propozimin e Zorica Pavloviq.

Në deklaratën e tij të parë pas zgjedhjeve, Selimi trajtoi prioritetet e mandatit të tij, duke theksuar mbrojtjen e prokurorëve publikë dhe vendimmarrjen kolektive.

Zgjedhja e Selimit vjen në ditën kur Qeveria miratoi propozimin për shkarkimin e Prokurorit Publik të Shtetit, Ljupço Kocevski.

“I falënderoj kolegët e mi për mbështetjen e tyre unanime, përparësia për mua është se kam qenë edhe zëvendës, vazhdimisht, dhe vendimet merren gjithmonë kolektivisht. Do të angazhohem që të gjithë prokurorët publikë në Republikën e Maqedonisë të jenë të mbrojtur në çdo kuptim”, deklaroi Kryetari i ri i Këshillit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.