KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kylian Mbappe shpërthen: Nuk është e vërtetë që kontrolluan gjurin e gabuar

Kylian Mbappe shpërthen: Nuk është e vërtetë që kontrolluan gjurin e gabuar

Kylian Mbappe ka hedhur poshtë kategorikisht pretendimet për konfuzion rreth lëndimit të tij të fundit në gju, duke insistuar se raportimet që është ekzaminuar gjuri i gabuar “nuk janë të vërteta”.

Duke folur para ndeshjes miqësore të Francës kundër Brazilit, sulmuesi adresoi polemikën që kishte shkaktuar debat të gjerë dhe që përfshinte edhe stafin mjekësor të Real Madridit.

“Informacioni që ata ekzaminuan gjurin e gabuar nuk është i vërtet. Mund të jem indirekt përgjegjës. Kur nuk komunikon, të gjithë përfitojnë nga situata”.

Fituesi i Kupës së Botës 2018 pranoi se situata mund të jetë përshkallëzuar për shkak të mungesës së qartësisë, por theksoi se komunikimi mes tij dhe klubit në përgjithësi ka qenë i mirë.

“Kemi pasur gjithmonë komunikim mjaft të qartë me Real Madridin”, shtoi ai, duke theksuar se fokusi i tij mbetet te e tashmja dhe jo te çështjet e kaluara.

“Kur u lëndova në fillim të janarit, nuk isha aty. Të gjithë menduan se isha zgjidhja e vetme, por nuk ishte kështu”.

Lajm pozitiv për klubin dhe Kombëtaren është fakti se kapiteni francez konfirmoi se tashmë është plotësisht i gatshëm dhe pa asnjë shqetësim.

“Jam i lumtur që ndihem mirë në të dy gjunjët. Jam shumë i lumtur që jam këtu, në formë dhe i shëndetshëm”, përfundoi Mbappe./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.