KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gruda shpjegon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Afati 30-ditor për presidentin është i detyrueshëm

Gruda shpjegon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Afati 30-ditor për presidentin është i detyrueshëm

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e presidentit.

Gruda ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka përcaktuar qartë tri çështje kryesore.

“Afati 30-ditor për zgjedhjen e Presidentit para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual është obligues dhe detyrues”, ka shkruar Gruda duke shtuar se ky afat ka qenë gjithmonë pikë kyçe e diskutimeve.

Së dyti përcaktohet se në rast të shkeljes së afatit 30-ditor, Kuvendi shpërndahet automatikisht ex constitutione, pa pasur nevojë për ndonjë dekret presidencial.

“Gjykata ka parashikuar një afat shtesë prej 34 ditësh për rastin specifik që Kuvendi u konstituua më 11 shkurt dhe nuk kishte në dispozicion 60 ditë të plota për procedurën e zgjedhjes së Presidentit”, u shpreh Gruda.

Deputeti i PDK-së nënvizon se afati 30-ditor nuk është zhvleftësuar, por është marrë parasysh në kuadër të një situate të veçantë, duke reflektuar vonesën në konstituimin e Kuvendit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.