Winnie Harlow ishte ulur në rreshtin e parë dhe po ndiqte ndeshjen e basketbollit mes Los Angeles Clippers dhe Milwaukee Bucks, edhe pse i fejuari i saj nuk luante në atë moment
Modelja Winnie Harlow po e shijon në maksimum jetën si “partnerja e një basketbollisti”, siç quhen shpesh në mënyrë joformale të dashurat apo bashkëshortet e lojtarëve të NBA. Ajo është në një lidhje të qëndrueshme me basketbollistin Kyle Kuzma, i cili së fundmi i propozoi për martesë, duke e çuar marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër.
Edhe pse i fejuari i saj nuk ishte në formacionin e mëparshëm të Milwaukee Bucks dhe e kishte humbur këtë ndeshje të skuadrës së tij, kjo nuk e pengoi Vinin që të ishte e pranishme dhe të jepte mbështetjen e saj. Ajo njihet si një adhuruese e madhe e basketbollit dhe shpesh shihet në tribuna duke ndjekur nga afër ndeshjet.
Përveç mbështetjes, vëmendjen në tribunë e tërhoqi edhe paraqitja e saj e guximshme. Kompleti që kishte veshur, i përbërë nga një palë pantallona të shkurtra të thurura, zbulonte më shumë sesa zakonisht shihet në evente sportive, ndërsa sipër kishte një bluzë të shkurtër në të njëjtën nuancë, duke krijuar një kombinim modern dhe provokues, transmeton Telegrafi.
Pamjen e kompletoi me çizme të bardha deri në gju dhe një kapele më të errët, duke reflektuar vetëbesim të plotë. Ajo vazhdoi ta shijonte ndeshjen, por edhe vëmendjen që mori nga publiku dhe kamerat, sidomos gjatë pushimeve, kur fokusi ishte i përqendruar tek ajo.
Winnie Harlow dhe Kyle Kuzma janë në lidhje që nga viti 2020 dhe që atëherë kanë zgjedhur të jenë relativisht të rezervuar për jetën e tyre private, duke ndarë vetëm momente të zgjedhura me publikun.
Winnie Harlow, modele me famë ndërkombëtare, u bë e njohur për herë të parë në vitin 2014 pasi u shfaq në emisionin America’s Next Top Model dhe që atëherë është shndërruar në një nga emrat më të njohur në industrinë e modës. Ajo jeton me vitiligo që nga fëmijëria, gjë që e ka bërë të dallueshme në botën e modës, ndërsa e ka përqafuar si pjesë të identitetit të saj.
/Telegrafi/