KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia në Gjilan nis aksion me “zero tolerancë” ndaj motoçiklistëve dhe trotinetëve që shkelin ligjin

Policia në Gjilan nis aksion me “zero tolerancë” ndaj motoçiklistëve dhe trotinetëve që shkelin ligjin

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka nisur një plan operativ të gjerë për kontrollin e motoçikletave, trotinetëve dhe mjeteve të tjera motorike që qarkullojnë në kundërshtim me ligjin, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik.

Aksioni po zbatohet nga Njësitë e Trafikut Rajonal dhe patrullat policore, me mbështetjen e Njësisë për Reagim të Shpejtë, dhe përfshin të gjitha komunat e këtij rajoni.

Sipas policisë, ky plan synon “parandalimin dhe reduktimin e aksidenteve në trafik, përfshirë ato me pasoja fatale”, si dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

Gjatë dy ditëve të fundit, si rezultat i kontrolleve intensive, janë ndërmarrë masa konkrete ndaj shkelësve të ligjit.

“Janë përjashtuar nga komunikacioni gjithsej 13 motoçikleta dhe trotinete për shkak të parregullsive të konstatuara”, ndërsa “janë shqiptuar 16 gjoba kundërvajtëse ndaj drejtuesve të mjeteve”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë thirrje për respektim të rregullave, duke theksuar përdorimin e detyrueshëm të helmetës, kontrollin teknik të mjeteve dhe ndalimin e përdorimit të telefonit gjatë vozitjes.

Po ashtu, është rikujtuar se qarkullimi i trotinetëve në hapësira publike si parqe dhe sheshe është i ndaluar dhe do të sanksionohet.

Policia ka paralajmëruar se kontrollet do të vazhdojnë dhe se do të ketë “zero tolerancë ndaj të gjithë drejtuesve të mjeteve që shkelin dispozitat ligjore në trafikun rrugor”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.