Kombëtarja e Kosovës ka zbarkuar sot (e mërkurë) në Bratislavë, aty ku të enjten do të ndeshet me Sllovakinë në kuadër të ‘play-off’-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
‘Dardanët’ kanë udhëtuar me dy mungesa tejet të rëndësishme siç janë ato të kapitenit Amir Rrahmani dhe mesfushorit Leon Avdullahu.
Ekipi kombëtar nuk do të kryejë stërvitjen përfundimtare gjatë ditës së sotme dhe këtë do ta bëjnë si zakonisht nesër në mëngjes.
Konferenca për shtyp e përzgjedhësit Franco Foda do të mbahet në pasdite, ndërsa Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për çdo lajm në kohë reale.
Ekipi i Telegrafit ndodhet në Bratislavë, me gazetarët Lavdim Pireva dhe Romak Zeqiri, si dhe kameramanin Korab Basha.
Udhëtimi i ekipit është mundësuar nga 99esim, Globi M.I, DFK Group dhe Lasko./Telegrafi/