Anëtari i kryesisë se Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi i pyetur se a do të jetë presidentja Vjosa Osmani bartëse e listës zgjedhore të kësaj partie në rast zgjedhjesh të reja, ai tha se LDK-ja është e hapur për të gjithë.
Këtë deklaratë Azemi e dha sot gjatë një konference për media në selinë e LDK-së.
“Pra nuk ka asnjë diskutim deri më tash për atë pjesë. Lidhja Demokratike e Kosovës është e të gjithë qytetarëve, prandaj të gjithë ata që duan të jenë në Lidhjen Demokratike të Kosovës i kanë dyert e hapura”, tha Azemi. /Telegrafi/