KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Punime në rrjetin e ujësjellësit, disa lagje të Mitrovicës pritet të mbesin pa ujë

Punime në rrjetin e ujësjellësit, disa lagje të Mitrovicës pritet të mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit dhe Kanalizimit në Mitrovicë ka njoftuar qytetarët për punime të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, të cilat do të ndikojnë përkohësisht në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona.

Punimet në rrjetin e ujësjellësit do të kryhen në rrugët: “Kalabria”, “Magjistralja e Adriatikut”, “Rr. e UÇK”, “Mbretëresha Teutë”, “Shaban Polluzha”, “Azem Galica”, si dhe në fshatrat Kçiq, Lushtë, Frashër dhe në lagjen 2 Korriku.

Ndërkohë, ndërhyrjet në rrjetin e kanalizimit do të zhvillohen në rrugët “Fahri Aliu”, “Tetova”, “Harun Beka”, në lagjen 2 Korriku dhe fshatin Broboniq.

KRU Mitrovica paralajmëron se gjatë punimeve në rrjetin e ujësjellësit furnizimi me ujë të pijshëm mund të ndërpritet përkohësisht.

Pas rikthimit të furnizimit, për shkak të ndërhyrjeve teknike, mund të shfaqet turbullirë e përkohshme e ujit. Qytetarët këshillohen që të lënë rubinetin të rrjedhë për disa minuta derisa uji të kthjellohet plotësisht.

Ky njoftim vjen si pjesë e angazhimit të KRU Mitrovicës për sigurimin e shërbimeve cilësore dhe vazhdimësisë së furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët e Mitrovicës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.