KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mbi 200 persona dyshohen për manipulim votash në Pejë, priten 31 kallëzime penale

Mbi 200 persona dyshohen për manipulim votash në Pejë, priten 31 kallëzime penale

Në Pejë pritet të dorëzohen gjithsej 31 kallëzime penale ndaj mbi 200 personave, të dyshuar për falsifikim dhe manipulim të rezultateve zgjedhore për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Rastet lidhen me ndërhyrje në procesin e numërimit dhe evidentimit të votave, ku të dyshuar janë kryesues dhe komisionerë të përfshirë në procesin zgjedhor.

Nikçi ka bërë të ditur se hetimet janë zhvilluar lidhur me dyshimet për keqpërdorime gjatë administrimit të votave, ndërsa autoritetet janë në fazën e procedimit të rasteve përkatëse.

Ndryshe, edhe më herët janë raportuar raste të ngjashme për manipulim votash në këtë komunë, duke ngritur shqetësime për integritetin e procesit zgjedhor. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.