KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Më në fund puthen Brikena dhe Mateo – çifti shkëmbejnë puthjen e parë në transmetim direkt

Më në fund puthen Brikena dhe Mateo – çifti shkëmbejnë puthjen e parë në transmetim direkt

Një nga momentet më të komentuara të mbrëmjes së fundit në Big Brother VIP Albania ishte puthja e parë mes çiftit Mateo Borri dhe Brikena Selmani.

Momenti i shumëpritur ndodhi të martën gjatë spektaklit “prime”, kur dyshja ndodheshin në dhomën e rrëfimit për të diskutuar mbi marrëdhënien e tyre që prej ditësh ka qenë në vëmendje të publikut.

Gjatë bisedës, Mateo u shpreh me humor dhe pak “ankesë”, duke treguar se kishte provuar disa herë ta puthte Brikenën, por ishte refuzuar. Situata u bë edhe më romantike kur të dy shkëmbyen një shikim të gjatë dhe dukshëm dakordues.

Pas këtij momenti, Mateo Deda dhe Brikena Xhomaqi vendosën të shkëmbenin puthjen e tyre të parë, para mijëra teleshikuesve.

Megjithatë, modelja nga Kosova vendosi dorën para buzëve, duke bërë që puthja të mos shihej plotësisht nga publiku, por të mbetej një moment intim vetëm për ta. Ky gjest romantik dhe diskret u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, duke shtuar edhe më shumë interesin për marrëdhënien e tyre. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.