KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Paraburgim një muaj për të dyshuarin për krime lufte në Prishtinë

Paraburgim një muaj për të dyshuarin për krime lufte në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti Special, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit me inicialet Z.S., i dyshuar për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”.

Vendimi është marrë pas kërkesës së Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e cila ka kërkuar caktimin e kësaj mase për shkak të dyshimeve të bazuara ndaj të pandehurit.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Z.S., ashtu që të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, thuhet në njoftim.

Sipas gjykatës, masa e paraburgimit është konsideruar e nevojshme për shkak të rrezikut të arratisjes dhe pengimit të procedurës.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate sepse nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i arratisjes pasi i njëjti posedon edhe shtetësinë e Republikës së Serbisë dhe ekziston mundësia reale që të ik nga Kosova”, thuhet më tej.

Gjykata ka theksuar gjithashtu se ekziston rreziku që i pandehuri të ndikojë në prova.

“Po ashtu nëse i pandehuri gjendet në liri mund të fsheh, asgjësoj apo ndryshojë prova… andaj Gjykata vlerësoj se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për të siguruar zhvillimin e papenguar të procedurës penale.”

Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykata e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.