KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia në Prishtinë nis plan operativ ndaj motoçiklistëve, shqiptohen masa për shkelje të ndryshme

Policia në Prishtinë nis plan operativ ndaj motoçiklistëve, shqiptohen masa për shkelje të ndryshme

Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia e Trafikut të Kryeqytetit ka nisur zbatimin e një plani të veçantë operativ të fokusuar te motoçikletat, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve.

Sipas njoftimit, plani ka hyrë në fuqi nga dita e djeshme dhe tashmë janë ndërmarrë masa konkrete ndaj drejtuesve të motoçikletave që kanë kryer kundërvajtje të ndryshme në trafik.

“Gjatë dy ditëve të para të zbatimit të këtij plani, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë një sërë masash ndaj drejtuesve të motoçikletave për kundërvajtje të ndryshme në trafik”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se shkeljet përfshijnë mosrespektimin e rregullave të komunikacionit, mungesën e dokumentacionit përkatës, si dhe moszbatimin e masave të sigurisë gjatë ngasjes.

Tutje, autoritetet kanë paralajmëruar se ky plan operativ do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me kontrolle të shtuara në rrugët e kryeqytetit.

“Njësia e Trafikut e Kryeqytetit bën të ditur se ky plan operativ do të vazhdojë edhe në ditët në vijim”, theksohet më tej.

Policia ka apeluar te të gjithë drejtuesit e motoçikletave që të respektojnë rregullat e trafikut, të përdorin pajisjet mbrojtëse dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë së përgjithshme në rrugë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.