KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Droni ukrainas rrëzohet në Lituani

Droni ukrainas rrëzohet në Lituani

Një dron ukrainas i nisur drejt Rusisë u rrëzua në Lituani, ka njoftuar kryeministrja lituaneze.

Ushtria e Lituanisë tha dje se një dron i dyshuar kishte hyrë në hapësirën ajrore të vendit.

Raportohet se ai ishte rrëzuar në një liqen të mbuluar me akull rreth 19 kilometra larg kufirit me Bjellorusinë.

Kryeministrja Inga Ruginiene ka konfirmuar se droni vinte nga Ukraina dhe ishte drejtuar drejt Rusisë përpara se të humbiste rrugën.

“Ky nuk është një incident lokal. Agresioni rus kundër Ukrainës krijon rreziqe shtesë për të gjithë rajonin”, tha ajo.

Ndryshe, Lituania ka kërkuar më shumë mbrojtje ajrore nga NATO pasi dronët nga Bjellorusia zbarkuan aksidentalisht në territorin e saj dy herë në korrik 2025. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.