KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

I plagosuri në Prishtinë zyrtar i IPK, rasti nuk lidhet me detyrën

I plagosuri në Prishtinë zyrtar i IPK, rasti nuk lidhet me detyrën

Incidenti me armë zjarri që ndodhi sonte rreth orës 21:00 në rrugën “B” në Prishtinë ka lënë të plagosur një zyrtar të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK).

Lajmin e ka konfirmuar IPK, duke bërë të ditur se rasti nuk ndërlidhet me detyrën zyrtare të të plagosurit.

“IPK ju konfirmon se në incidentin e raportuar sot rreth orës 21:00 në rrugën ‘B’ në Prishtinë është plagosur një zyrtar i IPK-së. Incidenti nuk ndërlidhet me detyrën zyrtare. Aktualisht Policia dhe Prokuroria kanë filluar një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

I plagosuri fillimisht është dërguar në Qendrën Emergjente në QKUK, ku sipas drejtorit të Klinikës Emergjente, Naser Syla, gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Pas ekzaminimeve, ai pritet të transferohet në Klinikën e Ortopedisë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.