KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Goditje e rëndë për Medon Berishën, mbyll sezonin për shkak të dëmtimit

Goditje e rëndë për Medon Berishën, mbyll sezonin për shkak të dëmtimit

Nga një sezon që premtonte shumë, në një moment tepër të vështirë në karrierë. Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Medon Berisha, do të detyrohet të mbyllë para kohe sezonin për shkak të një dëmtimi serioz.

Lecce njoftoi se lojtari ka pësuar një dëmtim në muskulin e djathtë të femurit gjatë një seance stërvitore individuale. Ekzaminimet e mëtejshme zbuluan një këputje në tendin, në një zonë të ndryshme nga dëmtimi i mëparshëm.

Sipas klubit italian, dëmtimi ndodhi gjatë fazës së rikuperimit, pavarësisht se testet e fundit kishin rezultuar pozitive.

Berisha pritet t’i nënshtrohet një konsultimi me specialistin e njohur Lasse Lempainen në Finlandë, për të vendosur mbi ndërhyrjen kirurgjikale, e cila mund të kryhet së shpejti.

Gjithsesi, gjasat janë minimale që mesfushori të rikthehet në fushë gjatë këtij sezoni, duke e mbyllur kështu një edicion që kishte nisur në mënyrë mbresëlënëse për të.

Berisha kishte qenë një nga lojtarët më të spikatur të Lecces në Serie A, duke dhuruar paraqitje të forta dhe duke u shndërruar në një nga pikat kyçe të skuadrës.

Megjithatë, dëmtimet e njëpasnjëshme kanë ndalur hovin e tij në një moment kur karriera e tij dukej në ngritje të madhe. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.