KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Kush e fiton Big Brother-in? Nga Stenaldo te Selin dhe Miri – përgjigjet e banorëve

Kush e fiton Big Brother-in? Nga Stenaldo te Selin dhe Miri – përgjigjet e banorëve

Vetëm pak kohë ka mbetur nga finalja e Big Brother VIP Albania 5, teksa në shtëpi kanë ngelur 12 banorë që garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Të vendosur përballë njëri-tjetrit, Vëllai i Madh u kërkoi banorëve që të jepnin mendimin e tyre se cili nga ata duhet të jetë fituesi i këtij edicioni të Big Brother.

Radhën e përgjigjeve e nisi Mali, i cili zgjodhi Stenaldon si fitues, duke thënë: “Kur kam ardhur këtu, e kam pasur shumë të vështirë ta pranoja si sfidë. Më duheshe një farë guximi. Kur kam parë Stenaldon, më ka treguar që ka shumë njerëz më të guximshëm se unë. Jo vetëm që më ka inspiruar mua, por jam i sigurt që ka inspiruar edhe shumë njerëz të tjerë”.

Foto: YouTube

Stenaldo gjithashtu u zgjodh fitues edhe nga Nikol, ndërsa banori nga ana e tij zgjodhi Malin.

Shëndriti zgjodhi Selin, duke u shprehur se ajo e meriton për arsyen se sipas tij, kontributi i banores në shtëpi ka qenë që nga dita e parë.

Selin nga ana e saj u shpreh se ai që nuk duhet ta fitojë kurrë është Rogerti, ndërsa shtoi se ajo që meriton të prekë finalen është Brikena.

Rogerti ishte ai që zgjodhi Mirin.

– YouTube www.youtube.com

Të njëjtit mendim iu bashkua edhe Edisa, gjersa Brikena dhe Mateo zgjodhën njëri-tjetrin si fitues.

Miri dhe Juela zgjodhën Rogertin si fitues, duke e cilësuar si banorin më me ndikim në shtëpinë e famshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.