Pas muajsh thashethemesh dhe spekulimesh, Chevrolet Corvette Grand Sport i ri bëri një debutim surprizë në garën 12 Orëshe të Sebring sot në Florida.
Chevy nuk ka detaje specifike për të ndarë, por mund t’i hedhim një vështrim të shpejtë modelit të ri.
Disa pjesëmarrës në garë arritën të bënin disa fotografi të Grand Sport përpara debutimit zyrtar.
Siç është vënë re, detajet specifike janë ende të fshehta.
Megjithatë, ajo që mund të shohim në foto është një komplet i ri karrocerisë (si Corvette E-Ray) me ngjyrën ikonike Admiral Blue të Grand Sport, me një vijë të bardhë në qendër dhe shenjat ikonike të kuqe në pjesën e pasme.
Gjithashtu, vetura ka rrota të zeza.
Raportohet se C8 Grand Sport fsheh një motor të ri V8 6.7 litra, i cili përflitet prej kohësh se do të debutonte në Grand Sport. /Telegrafi/