KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump pyetet kush do ta kontrollojë Hormuzin: Ndoshta unë dhe Ajatollahu i ri

Trump pyetet kush do ta kontrollojë Hormuzin: Ndoshta unë dhe Ajatollahu i ri

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet së shpejti dhe sugjeroi mundësinë e kontrollit të përbashkët me udhëheqjen iraniane.

Duke folur para se aeroplani presidencial të nisej nga Florida për në Memfis, Trump iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me të ardhmen e rrugës kryesore të transportit detar.

“Do të hapet shumë shpejt, nëse kjo funksionon”, tha Trump kur u pyet për Ngushticën e Hormuzit.

Ndërsa kur u pyet se kush do ta kontrollonte ngushticën dhe nëse Irani do të kishte ende ndikim mbi rrjedhën e naftës, Trump tha se kontrolli mund të ndahej.

“Do të kontrollohet bashkërisht”, deklaroi ai.

“Ndoshta unë. Unë dhe Ajatollahu, kushdo që të jetë Ajatollahu i ardhshëm”, shtoi presidenti amerikan.

Sipas tij, një marrëveshje e tillë do të përfshinte “një formë shumë serioze të ndryshimit të regjimit”, duke vënë në dukje se, udhëheqja iraniane kishte pësuar humbje të rënda.

“Të gjithë në regjim janë vrarë”, tha Trump.

Ndryshe, Ngushtica e Hormuzit, një rrugë kyçe detare përmes së cilës kalon rreth një e pesta e naftës botërore, ka qenë praktikisht e mbyllur për pjesën më të madhe të trafikut ndërkombëtar që nga fillimi i luftës, duke shkaktuar ndërprerje globale në tregjet e energjisë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.