KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

A do të luajë Edon Zhegrova ndaj Sllovakisë? Franco Foda komenton formën e yllit të Juventusit

A do të luajë Edon Zhegrova ndaj Sllovakisë? Franco Foda komenton formën e yllit të Juventusit

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur për gjendjen e Edon Zhegrovës në prag të ndeshjes së rëndësishme ndaj Sllovakisë, duke theksuar se ekipi ka një plan të qartë për këtë përballje dhe se kundërshtari është analizuar në detaje.

Foda ka pranuar se Zhegrova nuk ka qenë në formën më të lehtë kohët e fundit, por megjithatë ka nënvizuar rëndësinë e tij për skuadrën, falë cilësive individuale dhe aftësisë për të bërë diferencën në momente kyçe.

“Edon Zhegrova? Sigurisht e kemi një plan të qartë se si do të duket ekipi ndaj Sllovakisë. I kemi shikuar ndeshjet e Sllovakisë. E dimë që Zhegrova nuk e ka pasur shumë të lehtë, por me kualitetin e tij është shumë i rëndësishëm për ne. Nuk mund t’iu tregojmë se kush do të luaj startues ose sa minuta do të zhvillojë”, tha Foda në konferencën për media.

Në këtë kontekst, performanca e lojtarëve kryesorë si Zhegrova mund të jetë vendimtare, ndërsa strategjia e Fodës pritet të luajë një rol të madh në rezultatin final të kësaj përballjeje. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.