KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Do të bëjmë gjithçka”, Franco Foda optimist para përballjes me Sllovakinë

“Do të bëjmë gjithçka”, Franco Foda optimist para përballjes me Sllovakinë

Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda është shprehur optimist se do të kenë sukses me Sllovakinë.

Ai në konferencë për shtyp dha lëvdata për ekipin sllovak dhe mënyrën si luajnë në kundërsulme, por premtoi se Kosova do të jep gjithçka për ta arritur finalen.

“Jo nuk kemi ndonjë shqetësim sa i përket ndeshjes me Sllovakinë. Jemi të vetëdijshëm që nuk do të jetë ndeshje e lehtë, por e dimë që Sllovakia ka një ekip shumë të fuqishme, kur e merr topin luan shumë mirë në kundërsulme”.

“Kemi besim shumë në kombëtare, kemi treguar se mund të luajmë shumë mirë si mysafir dhe të fitojmë ndeshje. Në këto tre ditë do të përgatitemi intensivisht dhe dëshirojmë të luajmë në finale në shtëpi. Do të bëjmë gjithçka për ta fituar ndeshjen me Sllovakinë”.

Në fund, ai shtoi se këto ditë stërvitje do të jenë vetëm taktike pasi lojtarët janë në top formë fizike.

“Nga ana fizike nuk ka nevojë t’i stërvisim lojtarët sepse janë në top formë. Theksi kryesor të jetë në aspektin taktik, që parimet tona t’i zhvillojnë në fushë dhe si të luajnë ndaj Sllovakisë. Plan i qartë se çfarë duhet bërë dhe çfarë zgjedhjesh kemi ndaj një ekipi si Sllovakia”.

Kujtojmë, përballja mes Sllovakisë dhe Kosovës zhvillohet të enjten nga ora 21:00./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.