Qeveria e Spanjës, nën drejtimin e kryeministrit Pedro Sánchez, ka prezantuar një paketë emergjente prej 5 miliardë eurosh për të zbutur goditjen nga rritja e çmimeve të energjisë.
Paketa përfshin rreth 80 masa konkrete, që synojnë uljen e kostove për familjet dhe bizneset.
Një nga vendimet kryesore është ulja e TVSH-së për karburantet, energjinë elektrike dhe gazin nga 21% në 10%, çka pritet të ulë çmimin e naftës me rreth 30 cent për litër.
Po ashtu, qeveria ka vendosur të ngrijë çmimet e gazit të përdorur në shtëpi, si butani dhe propani, duke mbrojtur konsumatorët nga luhatjet e tregut.
Në të njëjtën kohë, është pezulluar përkohësisht taksa mbi vlerën e prodhimit të energjisë elektrike dhe janë ofruar subvencione direkte për sektorë kyç si bujqësia dhe peshkimi.
Masat vijnë në një kohë kur në shumë vende të Bashkimin Evropian, taksat përbëjnë më shumë se gjysmën e çmimit të karburanteve, duke rënduar faturat e qytetarëve.
Këta hapa vijnë pasi krizat ndërkombëtare dhe rritja e çmimeve të naftës kanë shtuar presionin mbi qeveritë për të ndërhyrë.
Ndërkohë, vende si Italia dhe Austria kanë sinjalizuar se do të ndjekin politika të ngjashme për të mbrojtur qytetarët.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se zgjidhja afatgjatë mbetet rritja e investimeve në energji të rinovueshme, një fushë ku Spanja tashmë ka avantazh të dukshëm. /Telegrafi/