KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Javë me mot të luhatshëm, shi dhe intervale me diell

Javë me mot të luhatshëm, shi dhe intervale me diell

Kjo javë pritet të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, me alternime mes reshjeve të shiut dhe intervaleve me diell.

Sipas parashikimeve meteorologjike, dita e martë do të sjellë riga lokale shiu, ndërsa të premten priten reshje me intensitet mesatar deri të lartë, të cilat në disa zona mund të jenë më të përqendruara.

Ditët e tjera do të dominohen nga mot i vranët, i shoqëruar herë pas here me kthjellime.

Temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të variojnë nga 5 deri në 16 gradë.

Era do të fryjë nga drejtimi verilindor dhe veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 9 metra për sekondë.

Sa i përket ditës së hënë, moti do të jetë kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 10 deri në 13 gradë.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 8 metra për sekondë.

Kushtet agrometeorologjike konsiderohen të favorshme, pasi reshjet e parashikuara pritet të përmirësojnë lagështinë e tokës, duke krijuar mundësi të mira për përgatitjen e tokës dhe zhvillimin e kulturave pranverore.

Temperaturat mbeten të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve bujqësore në terren. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.