KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndalohet një 28-vjeçar nga Shkupi, kapet duke transportuar pesë emigrantë nga Egjipti

Ndalohet një 28-vjeçar nga Shkupi, kapet duke transportuar pesë emigrantë nga Egjipti

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë mbrëmjes së djeshme, është arrestuar një 28-vjeçar nga fshati Kopanicë, pasi i njëjti, ishte kapur duke transportuar pesë emigrantë nga Egjipti.

“Më 08.12.2025 në orën 20:30, në vendin e quajtur “Nova petla” në Gjevgjeli, punonjës policorë nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Bogorodicë, e arrestuan R.R. (28) nga fshati Kopanicë, rrethina e Shkupit. Gjatë kontrollit në automjetin “Peugeot” me targa nga Gostivari, që e drejtonte ai, u gjetën pesë emigrantë nga Egjipti”.

“Emigrantët u dërguan në Qendrën e Pranimit – Transit “Vinojug” në Gjevgjeli, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër R.R. do të parashtrohet kallëzim i duhur penal”, thonë nga MPB.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.