KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Balla: Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci

Balla: Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot ndaj protestës së mbajtur nga opozita.

Balla tha se anëtarë të Parlamentit Europian apo Bundestagut kanë bërë thirrje për të shmangur protestat e dhunshme, ndërsa Partia Demokratike i hedh molotovët me flamujt e BE dhe Gjermanisë në duar.

“Ndërsa anëtarët e Parlamentit Europian apo të Bundestagut gjerman bëjnë thirrje se ‘protestat e dhunshme s’kanë vend në demokraci’, Partia Demokratike i hedh molotovët me flamujt e BE dhe gjermanë në duar”, u shpreh Balla, teksa publikoi edhe foto nga momenti i hedhjes së flakadanëve dhe fishekzjarreve në drejtim të godinës së Kryeministrisë nga protestuesit e opozitës.

Balla tha se deputetët e një partie që paguhen nga taksat e qytetarëve dhe që i vënë zjarrin makinave të Policisë së Shtetit do duhet ta paguajnë dëmin nga pagat e tyre.

Balla, publikoi edhe foto të një mjeti të Policisë së Shtetit, i cili mori flakë pas hedhjes së fishekzjarreve dhe flakadanëve nga protestuesit në sheshin “Skënderbej”, pranë Bankës së Shqipërisë.

“Deputetët e një partie që paguhen nga taksat e qytetarëve dhe që i vënë zjarrin makinave të Policisë së Shtetit do duhet ta paguajnë dëmin nga pagat e tyre”, shprehet Balla.

Protestues të opozitës u mblodhën sërish këtë të dielë në protestën e gjashtë kombëtare, duke i bëri thirrje qeverisë të largohej pas hetimeve për korrupsion që ka ndërmarrë SPAK./ATSH

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.