KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Parandalohet kontrabanda në Dubravë, kapet substancë e dyshuar narkotike

Parandalohet kontrabanda në Dubravë, kapet substancë e dyshuar narkotike

Një tentativë për futje të substancave të ndaluara në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar sot rreth orës 12:30, falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve korrektues.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit rutinë të gjësendeve të sjella nga një vizitor, është zbuluar një sasi e dyshuar narkotike e kamufluar me kujdes në qese najloni, me peshë rreth 43 gramë.

Pas zbulimit, vizita është ndërprerë menjëherë, ndërsa vizitori është ndaluar në sallën e vizitave deri në ardhjen e autoriteteve.

Rasti i është dorëzuar Policia e Kosovës, e cila ka marrë në posedim substancën dhe ka nisur procedurat ligjore përkatëse.

Nga ana tjetër, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë me masa të shtuara sigurie dhe kontrolle rigoroze, me synim parandalimin e çdo përpjekjeje për futjen e materialeve të ndaluara brenda institucioneve korrektuese.

Rasti mbetet nën hetim./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.