KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

DPHM: Sot shënohet Dita Botërore e Ujit

DPHM: Sot shënohet Dita Botërore e Ujit

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), si partner i barabartë i Organizatës Botërore Meteorologjike (OBM) në luftën kundër ndryshimeve klimatike globale dhe dukurive të rrezikshme atmosferike, me aktivitete të thjeshta do të shënojë 22 Marsin – Ditën Botërore të Ujit, me temën “Uji dhe gjinia”, dhe slloganin “Aty ku rrjedh uji, rritet barazia”.

Siç informojnë nga DPHM, qëllimi është të paraqitet lidhja kyçe mes ujit, grave dhe barazisë gjinore, përkatësisht fakti se kriza e ujit i prek në mënyrë jo të barabartë gratë dhe vajzat.

Theksohet nevoja që gratë të kenë rol të barabartë në menaxhimin e burimeve ujore, si dhe në udhëheqje dhe marrjen e vendimeve.
Dita Botërore e Ujit shënohet çdo vit në mbi 190 vende anëtare të Organizatës Botërore Meteorologjike.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.