Që ta pastroni sobën dhe ta bëni të shkëlqejë, mjafton të përdorni një ushqim nga kuzhina dhe do të mahniteni nga rezultati
Një mjet ekonomik për pastrimin e sobës që ju shpëton nga fërkimi i lodhshëm është – keçapi. Nuk është sodë buke as uthull, kjo lëndë e lirë pastron sobën dhe largon ndryshkun pa mundim.
Dihet se disa ushqime mund të ndihmojnë në pastrimin e shtëpisë. Soda e bukës është e shkëlqyer për sipërfaqe, ndërsa uji i gazuar mund të përdoret për zhbllokimin e gypave…
Por, a e keni ditur se një ushqim që zakonisht konsumohet me patate të skuqura dhe pa të cilin nuk imagjinohet pica, pastron në mënyrë të shkëlqyer sobën? Dhe nuk është sodë buke as uthull, transmeton Telegrafi.
shutterstock
Bëhet fjalë për keçapin, i cili largon njollat nga soba si asnjë mjet tjetër. E habitshme, apo jo?
Për ta pastruar sobën me keçap, mjafton të ndizni furrën dhe pllakat, të aplikoni keçapin dhe, pasi të zbutet pak, ta fërkoni.
Mos u mundoni më me pastrimin e lavamanëve dhe sipërfaqeve të ndryshkura. Thjesht vendosni një shtresë të trashë keçapi mbi ndryshk dhe lëreni për 10 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të valuar dhe do të shihni se keçapi ka tretur papastërtinë dhe ndryshkun.
Jemi të sigurt se rezultati përfundimtar do t’ju mahnitë. /Telegrafi/