KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Irani sulmon qytetin izraelit ku ndodhet centrali bërthamor

Irani sulmon qytetin izraelit ku ndodhet centrali bërthamor

Të paktën 40 persona janë plagosur pasi një raketë iraniane goditi qytetin jugor izraelit të Dimonës, ku ndodhet një objekt bërthamor, sipas ushtrisë izraelite.

Sipas televizionit shtetëror iranian, sulmi ndaj Dimonës ishte në hakmarrje për një sulm të së shtunës në centralin bërthamor Natanz, rreth 50 kilometra larg qytetit të Kashanit, për të cilin ushtria izraelite thotë se nuk ishte përgjegjëse.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se “nuk ka marrë asnjë shenjë dëmtimi në qendrën e kërkimit bërthamor Negev”, duke shtuar se “nuk janë zbuluar nivele jonormale rrezatimi”.

Megjithatë, IAEA po “monitoron nga afër situatën”.

Ndërkohë, ministrat e jashtëm të G7 dhe Bashkimi Evropian kërkuan një ndalesë “të menjëhershme dhe pa kushte” të sulmeve të regjimit iranian kundër aleatëve në Lindjen e Mesme.

Në një deklaratë të përbashkët, ata thanë: “Ne i dënojmë me fjalët më të ashpra sulmet e pamatura të regjimit kundër civilëve dhe infrastrukturës civile, përfshirë infrastrukturën energjetike, në Bahrein, Kuvajt, Oman, Katar, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordani dhe Irak”.

Dimona është shtëpia e qendrës kryesore të kërkimit bërthamor të Izraelit, e cila u hap në vitin 1958. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.