KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Vazhdon kriza e Chelseas, pëson humbje të thellë te Evertoni

Vazhdon kriza e Chelseas, pëson humbje të thellë te Evertoni

Chelsea duket se nuk di për këndellje, ndërsa ka regjistruar një tjetër humbje të thellë në udhëtim te Evertoni.

Pavarësisht që po rrezikojnë seriozisht top katër, “Blutë” pësuan humbje me rezultat 3-0.

James Garner asistoi për mrekulli te Beto, i cili me një finalizim të bukur në stilin parabolë e kaloi Evertonin në epërsi (33’).

Beto pastaj edhe dyfishoi epërsinë me një tjetër gol të bukur nga distanca (62’).

E për ta kompletuar paraqitjen mahnitëse, ai dhuroi një asisitm te Iliman Ndiaye, i cili vulosi fitoren prej 3-0 (76’).

Chelsea rrezikoi disa herë përmes Estevao dhe Enzo Fernandez, megjithatë asnjëri nuk arritën t’i finalizojnë rastet.

Kësisoj Chelsea renditet në pozitën e gjashtë me 48 pikë, dy më shumë se Evertoni që zë vendin e shtatë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.