KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Londrim Mekaj flet për gjendjen e Elijonës pas humbjes së xhaxhait: Është diçka e rëndë ka filluar ta marrë veten

Londrim Mekaj flet për gjendjen e Elijonës pas humbjes së xhaxhait: Është diçka e rëndë ka filluar ta marrë veten

Fituesi i edicionit të fundit të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, ishte i ftuar së fundmi në një intervistë ku foli për angazhimet e tij në muzikë pas daljes nga formati.

Gjatë intervistës, ai u pyet edhe për ish-finalisten Elijona Binakaj, me të cilën kishte krijuar shoqëri brenda shtëpisë.

Elijona së fundmi përjetoi një humbje të rëndë, pasi xhaxhai i saj u qëllua me armë në Gjakovë.

Londrimi tha: “Fatkeqësia që i ndodhi Elijonës nuk është aspak e lehtë. Siç kam biseduar me të, është më mirë, ka filluar ta marrë veten pak, por prapëseprapë është diçka e rëndë kështu që shpresoj që do ta kalojnë sa më shpejt familjarisht edhe shpresoj të bëhet mirë”.

Në fund, ai shprehu mbështetjen e tij për Elijonën dhe familjen e saj, duke shpresuar që ta kalojnë sa më shpejt këtë periudhë të vështirë. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.