KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Tensionet në Lindjen e Mesme, Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron amerikanët: Tregoni kujdes të shtuar

Tensionet në Lindjen e Mesme, Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron amerikanët: Tregoni kujdes të shtuar

Ambasada Amerikane në Tiranë, në një njoftim zyrtar në faqen e saj në Facebook, ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë që të tregojnë kujdes të shtuar, duke iu referuar rritjes së tensioneve nga lufta SHBA-Iran në ditët e fundit.

Në njoftim, ambasada thekson se të gjithë amerikanët duhet të ndjekin udhëzimet e konsullatave dhe se do të përballen me pezullime të fluturimeve.

“Departamenti i Shtetit këshillon amerikanët në mbarë botën të tregojnë kujdes të shtuar. Pas nisjes së operacioneve luftarake të Shteteve të Bashkuara në Iran, amerikanët në mbarë botën dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme duhet të ndjekin udhëzimet në njoftimet e fundit të sigurisë të lëshuara nga ambasada ose konsullata më e afërt e Shteteve të Bashkuara. Ata mund të përjetojnë ndërprerje të udhëtimeve për shkak të mbylljeve periodike të hapësirës ajrore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.