KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

57-vjeçarja në Vlorë ndërron jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale, hetohet shkaku i vdekjes

57-vjeçarja në Vlorë ndërron jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale, hetohet shkaku i vdekjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 57-vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj.

Policia bën me dije se viktima, shtetasja me iniciale M. B., kishte kryer më herët një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa po hetohen rrethanat dhe shkaqet që çuan në vdekjen e saj, raporton Tch.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet në Prokurori, ndërsa vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale për vlerësim, pasi pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të kryer më herët, ka ndërruar jetë në banesën e saj shtetasja M. B., 57 vjeçe.

Vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.