KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Lideri suprem iranian mohon sulmet ndaj Turqisë dhe Omanit

Lideri suprem iranian mohon sulmet ndaj Turqisë dhe Omanit

Lideri i ri suprem i Iranit ka lëshuar një deklaratë të re me shkrim.

Mojtaba Khamenei akuzoi “armikun sionist” të Iranit se ka kryer sulme me “flamur të rremë” ndaj Turqisë dhe Omanit për të fajësuar Iranin.

Ai tha se kjo taktike “mund të ndodhë edhe në disa vende të tjera”, raporton skynews.

Pavarësisht sulmeve ajrore iraniane në vende të ndryshme të Lindjes së Mesme, Khamenei gjithashtu tha se Irani beson “fort” në forcimin e marrëdhënieve me shtetet fqinje.

Ai premtoi një vit të “ekonomisë së rezistencës nën unitet kombëtar dhe siguri kombëtare”.

Kjo është vetëm deklarata e tretë nga lideri i ri suprem, i cili ende nuk ka bërë ndonjë paraqitje publike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.