Chuck Norris, legjenda e filmave aksion dhe protagonisti i serialit të njohur “Walker, Texas Ranger”, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.
Aktori u shtrua në spital në Hawaii të enjten, ndërsa familja njoftoi se ai u nda nga jeta të premten në mëngjes, i rrethuar nga njerëzit më të dashur. Në deklaratën e tyre, ata theksuan se Norris ishte një bashkëshort i përkushtuar, baba dhe gjysh i dashur, si dhe një figurë që frymëzoi miliona njerëz në mbarë botën me punën, disiplinën dhe mirësinë e tij, shkruan Variety.
Chuck Norris/Screenshot
Përveç karrierës së suksesshme në aktrim, Norris ishte edhe kampion i arteve marciale, me disa grada të larta në disiplina të ndryshme si karate, taekwondo dhe jiu-jitsu. Ai u bë i famshëm edhe për rolin përkrah Bruce Lee në filmin “The Way of the Dragon”.
Gjatë viteve ’70 dhe ’80, ai luajti në disa filma të njohur aksion si “The Delta Force”, “Missing in Action” dhe “Code of Silence”, duke u kthyer në një ikonë të zhanrit.
Chuck Norris ishte i martuar dy herë dhe lë pas bashkëshorten e tij Gena O’Kelley, fëmijët dhe nipërit e mbesat. /Telegrafi/