KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Akuzë ndaj ish-avokatit të shtetit Stafa, dyshohet për 50.000 euro ryshfet për t’ia heq Pecovit paraburgimin

Akuzë ndaj ish-avokatit të shtetit Stafa, dyshohet për 50.000 euro ryshfet për t’ia heq Pecovit paraburgimin

Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur akuzë ndaj ish-avokatit të shtetit Fehmi Stafa, ndaj të cilit ishte zhvilluar hetim për marrje ryshfeti.

Prej atje sqarojnë se Stafa, i cili në momentin e arrestimit punonte si avokat, duhej të siguronte heqjen e masës së paraburgimit për të dyshuarin Lupço Pecov Djalli në rastin “Zinxhiri”.

Sipas aktakuzës, i akuzuari në periudhën nga tetori deri më 13 dhjetor 2025, me qëllim që të përfitojë pasuri të kundërligjshme, ka pranuar një shumë totale prej 50.000 euro për të ndërmjetësuar dhe për të shfrytëzuar ndikimin e tij real me qëllim që të ndërhyjë te një gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkup dhe përmes dhënies së ryshfetit të ndikojë që të kryhet një veprim zyrtar që nuk do të duhej të kryhej, thonë nga Prokuroria.

Përndryshe, Stafa u arrestua më 13 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa pas pranimit të parave u privua nga liria dhe tek ai u gjetën dhe u sekuestruan mjetet financiare.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.