KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Para plus lojtar, Barcelona ka në mendje ofertën bombastike për transferimin e Alvarez

Para plus lojtar, Barcelona ka në mendje ofertën bombastike për transferimin e Alvarez

Lidhjet e vazhdueshme mes Barcelonës dhe Julian Alvarez kanë dalë sërish në pah, këtë herë me një kthesë të lehtë.

Blaugranasit po kërkojnë të zëvendësojnë Robert Lewandowski si sulmuesin kryesor këtë verë, dhe Alvarez është emri që i tërheq më shumë.

Megjithatë, Atletico Madrid ka mohuar vazhdimisht se ka diçka konkrete në këto zëra, duke theksuar se Alvarez do të qëndrojë në klub deri në vitin 2029, kur i përfundon kontrata aktuale.

Madje, flitet se ai mund të marrë edhe një marrëveshje të re dhe me një klauzolë lirimi prej 500 milionë eurosh, klubi ka kontroll të plotë mbi situatën.

Javën e kaluar, Alvarez tërhoqi vëmendje kur deklaroi “ndoshta po, ndoshta jo” kur u pyet nëse do të jetë te Atletico Madrid sezonin e ardhshëm, edhe pse theksoi se është i lumtur në klub.

Sipas të njëjtit burim, presidenti i Barcelona, Joan Laporta, është i bindur se Alvarez mund të transferohet këtë verë, dhe se marrëveshja mund të realizohet për më pak se 100 milionë euro.

Plani i Barcelonës është të përfshijë një lojtar në marrëveshje për të ulur çmimin. Është sugjeruar se këmbëngulja e klubit katalanas lidhet edhe me qëndrimin e njërit prej drejtuesve të Atletico Madrid.

Më parë, emra si Robert Lewandowski, Raphinha dhe Ferran Torres janë përmendur si lojtarë që pëlqehen nga trajneri Diego Simeone, por një marrëveshje shkëmbimi duket ende shumë larg realizimit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.