Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot, më 19 mars 2026, rreth orës 20:00, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin e fshatit Nadakovc, Vushtrri.
Sipas raportimeve nga Policia e Kosovës, në aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor.
Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima, një mashkull rreth 27-vjeçar, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Stacionin Policor për intervistim dhe procedura të mëtejshme ligjore.
Njësitet kompetente, përfshirë hetuesit e aksidenteve të trafikut, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprime hetimore për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./Telegrafi/