KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Netanyahu: Irani më i dobët se kurrë, nuk ka aftësi për të pasuruar uranium

Netanyahu: Irani më i dobët se kurrë, nuk ka aftësi për të pasuruar uranium

Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Lindja e Mesme ka ndryshuar “përtej çdo njohjeje”.

Kryeministri izraelit tha se vendi i tij është “më i fortë se kurrë” përpara se ta përshkruajë Iranin si “më të dobët se kurrë”.

“Ne e kemi sjellë mikun tonë, SHBA-në, në një bashkëpunim të paparë në histori”, deklaroi Netanyahu.

“Bashkëpunimi i shkëlqyer midis meje dhe mikut tim të mirë Trumpit është i pashembullt”, shtoi ai.

Lidhur me afatin kohor të luftës, Netanyahu tha se “do të duhet aq sa të nevojitet, aq sa të jetë e nevojshme”.

“Ka ende shumë punë për të bërë dhe ne do ta bëjmë tani”, vazhdoi ai, ndërsa tha se lufta do të përfundojë “shumë më shpejt nga sa mendojnë njerëzit”.

Tani që kanë kaluar 20 ditë luftë, Netanyahu thotë se Irani “nuk ka aftësi për të pasuruar uranium për momentin dhe as aftësi për të prodhuar raketa balistike”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.