KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Peci me mbështetje për fermerët: 10 cent subvencionim për çdo litër qumështi të prodhuar

Peci me mbështetje për fermerët: 10 cent subvencionim për çdo litër qumështi të prodhuar

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ka bërë të ditur se për herë të parë fermerët e Komunës së Mitrovicës do të subvencionohen për çdo litër qumësht.

Peci në një postim në Facebook shkruan se mbështetja për fermerët do të jetë e vazhdueshme dhe meritore.

“Nga 0 cent në 10 cent për herë të parë, fermerët e Komunës së Mitrovicës do të subvencionohen për çdo litër qumësht. Mbështetja për fermerët do të jetë e vazhdueshme dhe meritore. Zhvillimi i bujqësisë është prioriteti ynë.

Ky vendim është vetëm fillimi i mbështetjes serioze në bujqësi”, shkruan ish-ministri i Bujqësisë, kryetari i Mitrovicës së Jugut. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.