Menaxho financat tua lehtë me Swinto app
Në një kohë kur çdo proces po kalon online dhe në një epokë digjitalizimi, kërkesat e klientëve për zgjidhje financiare janë gjithnjë e më të larta, ata kërkojnë shërbime që janë të shpejta, të lira, të menjëhershme dhe të aksesueshme në çdo moment.
Swinto është një institucion financiar jo bankar, plotësisht digjital, i licensuar nga Banka Qendrore e Kosovës, që ju mundëson menaxhimin e financave direkt nga telefoni juaj.
Platforma funksionon si kuletë digjitale, duke mundësuar dërgimin, pranimin dhe menaxhimin e parave në një vend të vetëm.
Çfarë ju mundëson Swinto?
Swinto është ndërtuar për t’i dhënë klientit kontroll dhe fleksibilitet të plotë mbi paratë e tij, duke integruar shërbimet kryesore financiare në një aplikacion të vetëm.
Përmes Swinto, ju mund të:
Kryeni transfere ndërkombëtare për vetëm 3€, pavarësisht vlerës së transaksionit
Dërgoni dhe pranoni mjete nga çdo bankë e Bashkimit Evropian (Zona SEPA), brenda sekondave
Realizoni transfere brenda aplikacionit falas dhe të menjëhershme, 24/7
Pajisje me IBAN Britanez dhe qasje në të gjithë Evropën
Monitoroni çdo transaksion në kohë reale përmes aplikacionit
Zgjidhje reale për diasporën
Dërgimi i parave nga vendet e Bashkimit Europian në Kosovë vazhdon të jetë një sfidë për shumë familje, për shkak të kostos dhe kohës së procesimit.
Me Swinto, diaspora dhe familjarët e tyre në Kosovë janë afër financiarisht brenda sekondave, ku mund të dërgojnë dhe pranojnë para online:
- Dërgim i parave brenda sekondave
- Tarifë fikse dhe transparente
- Proces i realizuar tërësisht online
- Evropë
- Shqipëri
- Maqedoni të Veriut
- Mal të Zi
Financim i shpejtë direkt nga aplikacioni
Përmes Swinto app, klientët mund të aplikojnë për kredi konsumuese 100% online:
Vlera e kredisë: 250€ – 2,000€
Afati: 6 – 24 muaj
Nga aplikimi deri te disbursimi, gjithçka përfundon brenda 15 minutave.
Pagesa institucionale në një vend
Swinto ka të integruara institucionet publike, duke u mundësuar klientëve të kryejnë pagesat e faturave mujore për:
- KESCO
- Ujësjellës
- Prishtina Parking
- BKS
- Dhe shërbime të tjera institucionale
Direkt nga aplikacioni.
Kontroll i plotë, pa kosto për mirëmbajtje të llogarisë
- Hapja dhe mirëmbajtja e llogarisë: falas për individë
- Monitorim i çdo transaksioni në kohë reale