KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Kasami, Fetait: Çdokush që nuk është në frymën e bashkimit, të vlerësojë veprimin e mëtutjeshëm

Kasami, Fetait: Çdokush që nuk është në frymën e bashkimit, të vlerësojë veprimin e mëtutjeshëm

Njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami në një deklaratë për “Alsat” shprehet i zhgënjyer me reagimin e zëvendëskryeministrit Arben Fetait lidhur me zhvillimet e fundit në koalicion.

Kasami porositë Fetain që çdokush që nuk është në frymën e bashkimit, të vlerësojë veprimin e mëtutjeshëm.

“Mua më vjen keq për zotëri Fetain, ne kemi vlerësuar punën e tij dhe nuk kemi pritur një reagim të tillë duke e pasur parasysh faktin që VLEN-i ka nisur rrugëtimin e tij dhe duhet të vazhdojë drejtë përmbylljes së këtij procesi.

Çdokush që nuk është në këtë frymë, mendoj që duhet të vlerësojë veprimin e mëtutjeshëm politik. Atë se zotëri Fetai e ka mbyllur a jo, nuk them as unë as zotëri Taravari, po ai duhet të vendos se si më tutje të veprojë më tutje. Të vazhdojë më aktivitetin politik këtu, apo do ta mbyll”, tha Kasami.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.