KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Sauditëve po u humb durimi, mund të nisin sulme ndaj Iranit

Sauditëve po u humb durimi, mund të nisin sulme ndaj Iranit

Arabia Saudite ka njoftuar se pas sulmeve iraniane gjatë natës, “edhe ai pak besim që ekzistonte më parë është shkatërruar plotësisht”.

“Arabia Saudite ruan të drejtën të veprojë ushtarakisht kundër Iranit dhe çdo besim në marrëdhëniet me Teheranin është dëmtuar”, tha ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan Al-Saud.

Kujtojmë se mbrëmë në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, janë regjistruar disa shpërthime, raportoi aljazeera.

Sipas raportit, në Riad janë dëgjuar disa shpërthime, ndërsa në gjithë qytetin janë dëgjuar edhe sirena alarmi.

Siç bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite, ushtria e këtij vendi ka kapur dhe shkatërruar katër raketa balistike që ishin lëshuar drejt Riadit.

Mbetjet nga interceptimi kanë rënë në zona të ndryshme të kryeqytetit, njoftoi ministria, duke shtuar se vlerësimet e para nuk tregojnë për dëme apo të lënduar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.